Kostot mbi pagën/ Shqipëria ka nivelin më të lartë të tatimit, më shumë detyrime se fitime – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kostot mbi pagën/ Shqipëria ka nivelin më të lartë të tatimit, më shumë detyrime se fitime

19:28 | 30/03/2022
në Uncategorized
0
?????????????????????????????????????????????????????????

?????????????????????????????????????????????????????????

Shqipëria rezulton të ketë kosto më të larta që punëdhënësi por edhe punëmarrësi duhet t’i paguajnë shtetit për pagën. Sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data Albania”, ne paguajmë gati 7% më shumë tatim mbi pagën se vendet e tjera të rajonit. Përtej Kontributeve dhe Sigurimeve individët paguajnë edhe Tatim mbi të Ardhurën nga Paga. Kontributet ndahen mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Tatimi paguhet, pra mbahet nga paga e punonjësit.  Për të dy rastet si detyrime të punëdhënësit si të punëmarrësit, detyrimin për të bërë derdhje pranë Tatim Taksave e ka punëdhënësi. Kontributet e Detyrueshme dhe Tatimi janë kosto të cilat duhen planifikuar për të mbajtur një person në një vend pune. Pra janë Kosto për punësimin. Në Shqipëri këto Kosto për paga mesatare shkojnë deri 40.9% e Total Paga e Deklaruar. Për 30 mijë lekët e para nuk paguhet tatimi prej 13% por paguhen 27.9% Sigurime të Detyrueshme.

Kontributet e detyrueshme mbeshtesin dy skema të rëndësishme publike Skemën e Mbrojtjes Sociale Pensione, dhe Skemën e Kujdesit Shëndetësor Shëndetësinë. Pra, përmes kontributeve që paguajnë ata që punojnë sot, paguhet pensioni për të moshuarit që kanë punuar dikur. Duke qenë se skema nuk mbulon plotësisht shpenzimet, Buxheti i Shtetit subvencionon çdo vit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në krahasim me Rajonin

Sipas të dhënave të publikuar nga Open Data, në Serbipër Pensionet dhe Paaftësinë deduktohet 25% e pagës bruto, 14% që paguhet nga punëdhënësi dhe 11% nga punëmarrësi, ndërkohë që shërbimi shëndetësor prej 10.3% ndahet në mënyrë të barabartë mes tyre. Qytetarët serb paguajnë edhe 0.75% të pagës si kontribut për fondin e papunësisë. Në total të detyrueshme mbi Pagën Mesatare janë 46.5%.

Ndërkohë, në Kosovë, pagesa e pensioneve ndahet në mënyrë të barabartë, 5% secili, mes punëdhënësit e punëmarrësit. Sigurimi Shëndetësor paguhet në masën 7% nga punëdhënësi i kompanive me xhiro vjetore mbi 50 mijë Euro dhe vetëm 2 Euro për punëdhënësit me xhiro vjetore nën këtë nivel. Përjashtohen nga pagesa e kontributit shëndetësor kategoritë në nevojë, invalidët dhe veteranët e luftës etj.

Në Maqedoninë e Veriut punëdhënësve u kërkohet të deduktojnë nga paga bruto 18.8% të pagës për pagesë Pensioni dhe Paaftësie, 7.5 % për Sigurimet Shëndetësore, 1.2% për sigurimin në punë dhe 0.5% për pensionin e detyrueshëm suplementar.

Në Shqipëri, kontributet përbëhen nga Sigurimet Shoqërore, të cilat paguhen në masën 15% nga punëdhënësi dhe 9.5% nga punëmarrësi, ndërsa Sigurimet Shëndetësore ndahen në mënyrë të barabartë, në masën 1.7%, mes të dyve total 3.4%. Tatimi mbi pagën është zero deri në 30 mijë lekët e para. Më pas aplikohet  me 13% për pagat mesatare.

Në të kundërt, në Malin e Zi barrën më të lartë në kontribute e mban punëmarrësi, i cili paguan 15% të pagës për Pensionet dhe Paaftësinë, përkundër 5.5 % që duhet të paguajë punëdhënësi. Sigurimi për Papunësinë ndahet në masën 1% mes palëve.

Ndërkohë, Bosnje Hercegovina paraqet një veçanti në ndarjen e kontributeve, pasi komunitetet boshnjake dhe serbe aplikojnë nivele të ndryshme taksimi. Federata e Bosnje-Hercegovinës i mban punëdhënësit 17% kontribute nga paga për fondin e Pensioneve dhe Paaftësisë, 12.5% për Sigurimet Shëndetësore dhe 1.5% për Sigurimet e Papunësisë. Për të njëjtat, punëmarrësi paguan respektivisht 6%, 4% dhe 0.5% të pagës bruto.

Në Republikën Srbska është vetëm punëdhënësi që derdh 18.5% për fondin e Pensioneve dhe Paaftësisë, 12 % për Sigurimet Shëndetësore dhe 2.3% për Sigurimet e Papunësisë dhe Mbrojtjen e Fëmijëve. Një tjetër taksë që deduktohet nga paga është ajo mbi të ardhurat personale, e cila në Serbi tatohet 10%, hiq rastet kur paga tejkalon 6 herë pagën minimale, ku tatimi aplikohet 15%.

Në Maqedoni, pagat deri në 17 530 Euro tatohen në masën 10%, dhe mbi këtë nivel, në masën 18%. Në Kosovë, të ardhurat deri në masë 960 Euro nuk tatohen, por tatohet 4% paga 960 – 3000 Euro në vit; 6% për paga 3 000 deri 54 000 Euro në vit dhe 10% pagat që e kalojnë këtë nivel.

Në Shqipëri, për fashën e pagës 30 000 lekë kjo taksë nuk aplikohet, ajo zbatohet 13% për pagat 30.000 deri150 000 lekë dhe 23% plus 15 600 lekë për pagat që e kalojnë këtë nivel. Në Malin e Zi taksohen 9% pagat mes 701Euro – 1000 Euro, si dhe të ardhurat nga sipërmarrja 8401 Euro – 12.000 Euro. Taksohen 15% pagat mbi 1000 Euro dhe të ardhurat nga sipërmarrja mbi 12 000 Euro.

Vendi i vetëm që zbaton taksën e sheshtë fikse 10%, pa diferencime, është Bosnje-Hercegovina. Të dhënat e zbuluara deri në këtë pikë na lejojnë të deduktojmë se çfarë përqindje të pagës bruto e zënë taksat, renditur për secilin vend si në vijim: Në Bosnje-Hercegovinë përqindja që zënë pagesa të detyrueshme (kontribute sigurimesh dhe tatim) e aplikuara mbi pagën mesatare bruto varion nga 42.8%. Në Serbi taksat e aplikuara mbi pagën mesatare bruto janë në nivelin 46.05 %. Në Maqedoninë e Veriut taksat zënë 37.5% të pagës mesatare bruto. Në Mal të Zi Të Detyrueshme mbi Pagën përbëjnë 21.5% të pagës mesatare bruto; Në Kosovë taksat mbi pagën mesatare variojnë nga 10- 17% të pagës bruto. Kjo e fundit gëzon edhe nivelin më të ulët të kostove kontribute dhe tatime të detyrueshme, të aplikuara mbi pagën, së bashku me Malin e Zi.

Etiketa: Barrëdetyrimeniveli me i larte ne RAJONOpen Data Albaniaqytetarettatimi mbi pagente dhena

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Ambasadorja Yuri Kim ndan detaje nga takimi me Gledis Nanon

Ambasadorja Yuri Kim ndan detaje nga takimi me Gledis Nanon

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com