Mbrëmjen e sotme Policia dhe forcat RENA kanë zbarkuar në qytetin e Fierit, ku dhe po kryjnë kontrolle në një pallat në lagjen e qytetit.
Mësohet se forca të shumta policore po kontrollojnë një pallat shumë katësh, ndërsa kanë ngritur dhe një dron për të kryer kontrolle.
Një person është shoqëruar nga policia, ndërsa është bllokuar qarkullimi në një aks rrugor të qytetit.
Deri më tani nuk dihen detaje në lidhje me operacionin.