Koalicioni i subjekteve “Për një fillim të ri”, ka shpallur rezultatet duke bërë me dije se ata kanë fituar 15 mandate, pastaj DPS dhe BS 6, DUA dhe Forca pesë, ndërsa Demokratët 2 mandate.
Në Ulqin kanë marrë pjesë pesë lista zgjedhore në 38 vendvotime, aty kanë marrë pjesë 20.392 votues. Sipas të dhënave paraprake të koalicionit “Për një fillim të ri” (URA, PD, SD, SDP dhe AA), lista ka fituar 15 mandate në zgjedhjet lokale në Ulqin.
Sipas këtyre të dhënave, lista e koalicionit të DPS-së dhe Partisë Boshnjake ka fituar 6 mandate, Forca dhe DUA nga 5 mandate dhe Mali i Zi Demokratik dy mandate.
Gjithashtu, nga të njëjtat të dhëna, Koalicioni “Për një Fillim të Ri” ka fituar 4757 vota, DPS dhe BS 2103, DUA 1824, Forca 1598 dhe Demokratik 821 vota. Në Ulqin morën pjesë pesë lista zgjedhore dhe në 38 vendvotime votuan 20.392 votues.
Të dhënat e Malit të Zi Demokratik për 93 për qind të votave të përpunuara tregojnë të njëjtat rezultate zgjedhore. Ndërkohe partia e Abazovic nis festen siç shikohet edhe në video nëpër rrugët e qytetit me flakadan në duar dhe brohoritje.