Reja dhe Hysaj në konferencë për shtyp para Spanjës: I kemi cilësitë për t’i surprizuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reja dhe Hysaj në konferencë për shtyp para Spanjës: I kemi cilësitë për t’i surprizuar

18:49 | 25/03/2022
në Sport
0

Trajneri Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, dhe kapiteni Elseid Hysaj, kanë dalë ditën e sotme në konferencën zyrtare për shtyp përpara ndeshjes miqësore që Shqipëria do të luajë nesër në mbrëmje në orën 19:45 në Barcelonë ndaj Spanjës. Reja vlerësoi forcën e kundërshtarit dhe u shpreh se kuqezinjtë i kanë cilësitë për t’i surprizuar kundërshtarët dhe se skuadra duhet të qëndrrojë kompakte për të arritur një rezultat të mirë.

“Futbollin spanjoll e njoftim dhe e vlerësojmë sepse ka luajtur gjithmonë mirë me topin. Ka një filozofi të veҫantë dhe dua ti bëj komplimentat e mija Luis Enrikes sepse është duke bërë një punë shumë të mirë prej katër vitesh. Unë e kam njohur që nga koha kur ishim në Romë që të dy, ai te Roma dhe unë te Lazio. Ai ishte pak më i ri dhe unë disi më ekspert. Mua më ka shkuar mirë sepse kam fituar dy herë derbin, atij disi më keq sepse humbi. Por ndërkohë e kam thënë dhe i kam uruar që të bënte një karrierë të madhe e kështu ndodhi. Kjo sepse përpara se të vinte në Romë kishte stërvitur Barcelonën B, ishte i ri akoma, ndërkohë që më mbrapa u bë një trajner i madh, por mbi të gjitha një njeri i madh që meriton vlerësimin tim të madh. Nesër vlen loja apo rezultati? Si loja ashtu edhe rezultati. Nuk mund të ndahen dot. Dua që të dal nesër nga ky stadium me një paraqitje shumë të mirë. Të mos përsërisim më paraqitje si ajo me Anglinë dhe Francën më parë. Do të më pëlqente të jemi kompetitiv përtej rezultatit që ka një rëndësi relative sepse është një ndeshje miqësore. Do të më pëlqente të bënim një ndeshje të mirë sepse siҫ kam thënë këto janë eksperienca që do na shërbejnë sepse luajmë kundër një skuadre të madhe. Do të shikojmë se në ҫfarë niveli kemi arritur. Kam ndjesinë që po përmirëohemi sa më shumë kohë kalojmë bashkë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë” – tha Reja.

Tekniku italian gjithashtu tha se kombëtarja është entuziaste dhe që mjafton që të tregojnë cilësinë e tyre për të arritur një rezultat pozitiv. Ai gjithashtu foli edhe për taktikën e lojës që do luaj, duke ia lënë topin Spanjës që të luaj dhe mjafton që ti lejojmë pak mundësi shënimi.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

“Ne duhet të bëjmë eksperiencë ndaj skuadrave të mëdha sepse kemi luajtur më parë ndeshje të tilla, si me Ҫekinë, Uellsin, Poloninë e kemi bërë mirë ndaj Hungarisë, kështu që kjo rritje duhet të vazhdojë. Këto janë ndeshje që shërbejnë për të kuptuar se në ҫfarë pike kemi arritur. Nëse jemi kompetitiv, nëse jemi më pak kompetitiv, nëse jemi përmirësuar. Këto janë eksperienca të rëndësishme. Unë në fakt Federatës i kisha kërkuar dy miqësore të rëndësishme ku mund të bëjmë vlerësime. Këto janë teste për të parë këtë rritje. Djemtë janë të bindur për cilësitë e tyre, po punojnë mirë dhe janë një grup i bukur. Nuk do ta tërheqin këmbën mbrapa sepse duan të bëjnë mirë. Janë ndeshje këto si me Spanjën ku edhe mua do të më pëlqente të luaja ndeshje të këtij niveli. Mendoj se djemtë janë entusiastë përpara këtyre ndeshjeve ku duan të tregojnë cilësitë dhe uroj që të bëjmë një ndeshje të mirë. Ne fizikisht duhet të jemi në maksimum sepse për të konkuruar Spanjën teknike duhet të vraposh dhe ne në grupin tonë kemi lojtarë që kanë këto cilësi dhe e kanë treguar. Kanë rezistencë të madhe një karakter të shkëlqyer. Nuk jemi një skuadër që dorëzohet kollaj. Kemi një grup që në këtë drejtim ka dhënë gjithmonë maksimumin. Ne duam t’ia lëmë Spanjës topin gjithmonë, mjafton që ti lejojmë pak mundësi shënimi. Ka pak rëndësi mbajtja e topit, varet nga paraqitja dhe nga rezultati sepse gjithësecili ka filozofinë e tij të lojës. Të Spanjës e dimë dhe ҫdo skuadër ndaj Spanjës është në vështirësi në këtë drejtim. Ne sigurisht që do të kemi vështirësi në disa momente por ne i kemi armët, shpejtësinë në fazën sulmuese dhe në krah, cilësi për ti surprizuar. Ky është qëllimi jonë. Në mesfushë nuk duhet të lejojmë hapësira. Duhet të luajmë si skuadër dhe nuk duhet të mendojmë për paraqitje individuale sepse është e qartë që kush do të tentojë nesër ti zgjidh momentet vetëm do gabojë sepse kjo nuk është ndeshje për të bërë këtë. Duhet të luajmë si skuadër. Duhet të jemi shumë kompakt, shumë të mbyllur dhe mos ti japim hapësirë atyre për të pasur pasime filtruese. Nëse i lejojmë hapësira, me cilësitë që kanë, mund të na vendosin në vështirësi të mëdha. Duhet të jemi shumë të kujdeshëm dhe të përqendrruar për 90 minuta” – tha Reja.

Reja nuk dha informacion se kush do të luaj, por tha se ditën e nesërme në mëngjes kombëtarja do të bëjë edhe stërvitjen e fundit. Ai gjithashtu foli edhe për të rinjtë që janë afruyar në kombëtare, ku vlerësoi cilësitë e tyre.

“Nuk di kush do të luajë. Nesër në mëngjes do të bëj stërvitjen e fundit dhe do të vendos. Por ndërkohë më kanë dhënë përshtypjen që janë të gjithë në formë e kush do të zbresë në fushën e lojës do të jetë mirë fizikisht sepse e kam dalluar këtë gjë në këto 4 ditë që jemi bashkë. Nëse shikoni lojtarët tanë, luajnë të gjithë. Kemi 5 sulmues dhe kanë luajtur të gjithë dhe kanë të gjithë gjëndjen e mirë për të luajtur ashtu si edhe mesfushorët. Lojtarët tanë luajnë dhe aktivizohen në klubet e tyre. Jam i sigurtë që kë do të zgjedh do të më japë një paraqitje të mirë. Nuk është se nuk dua ta zbuloj formacionin por nuk më duket korrekte sepse më përpara duhet të flas me lojtarët pa folur me ta. Kush do të zbresë në fushën e lojës do më japë maksimumin. Unë bëj gjithmonë diskutimin në nivel kolektiv dhe asnjëherë aspektin individual. Nuk duhet të fokusohemi ke aspekti individual. Unë dua të luajmë me skuadra të rëndësishme, të forta, me cilësi për të parë sase jemi rritur. Do të më pëlqente të luanim ndaj Maqedonisë së Veriut për të parë sesa kompetitiv jemi ne përballë tyre, që të na ndihmojë për tu rritur. Grupi i të rinjve? Kemi marrë këtë herë element të rinj. Asllani përshembull luan titullar me Empolin dhe titullar. Kemi një lojtar të 2002 si Bajrami që pavarësisht se luan me të rinjtë ka cilësi shumë të mira dhe nëse do të kem mundësi do ta aktivizoj. Balliu ka qenë më parë me Panucin, tani po bën shumë mirë te skuadra e tij. Duke luajtur në Spanjë duhet të luajë këtë ndeshje. Të tjerët kanë luajtur dhe këto janë të rinjtë që dua të shoh në aksion”, – përfundoi prononcimin e tij për mediat trajneri.

 

Etiketa: Edi RejaElsaid HysajkonferenceSpanja

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Lirohet nga burgu ish-drejtori i Policisë së Vlorës që u kap në përgjimet e Habilajve

Lirohet nga burgu ish-drejtori i Policisë së Vlorës që u kap në përgjimet e Habilajve

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com