Pret gjykimin në shtëpinë e gruas së tij
Prokuroria e qytetit të Brindisit ka urdhëruar daljen nga burgu të shqiptarit Vilson Lamaj, piloti i avionit të drogës i modelit “Aeropakt A22S”, që në gusht të vitit 2015, në kuadër të operacionit “Fluturimi i lirë” u arrestua nga policia italiane në një pistë në komunën e Ostunit me 128 kg lëndë narkotike të transportuar me avion nga Shqipëria drejt Italisë.
Lamaj ka dalë nga burgu i qytetit Forli dhe do ta shlyej dënimin në gjëndje arresti shtëpiak në komunën Savignano sul Rubicone, pranë banesës së një të njohuri të tij, deri në pritje të gjykimit me akuzën e trafikut ndëkombëtar të drogës e shkelje të rregullave të aviacionit publik.
Por shqiptari Vilson Lamaj është arrestuar përsëri për shkelje të urdhërit të Prokurorisë së Brindisit, pasi është larguar nga banesa ku duhej të qëndronte në arrest shtëpie.
Shqiptari Vilson Lamaj është gjetur në banesën e bashkëshortes së tij po në komunën e Savignano sul Rubicone në provincën e Forlì-Cesena. Sipas policisë italiane ai po përgatitej për t’u arratisur.
Ndaj tij tashmë rëndon dhe akuza për shkelje të urdhërit të arrestit shtëpiak.
Për rrjedhojë, Prokuroria italiane ka vendosur që Vilson Lamaj të jetë në arrest shtëpie pranë banesës së bashkëshortes së tij, deri në përfundim të proçesit gjyqësor.