Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar ditën e sotme pasi presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç ka propozuar që Kosova të integrohet në NATO.
Gjithashtu, Mehaj e ka falenderuar presidentin kroat, teksa e ka quajtur edhe vëlla.
“Ju faleminderit Miku ynë i madh! Do të vazhdojmë së bashku me ju, vendin tuaj dhe popullin vëlla kroat në rrugën e prosperitetit dhe mbrojtjes së vlerave euroatlantike të lirisë, demokracisë, duke i shërbyer paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global”, ka shkruar Mehaj në një postim në rrjetin e tij social “Facebook”.
Në postimin e tij ai ka shkruar se, në samitin e sotëm të NATO-s të mbajtur në Bruksel, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka propozuar që Kosova të integrohet në këtë aleancë, dhe të bëhet më në fund shtet i plotë.
“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”.