Policia e Sarandës ka arrestuar katër zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë.
Mësohet se disa prej zyrtarëve janë marrë nga forcat e policisë nga zyrat ku punonin.
Nuk dihet ende motivi për këtë operacion të policisë. Aksioni i Policisë së Sarandës është në vijim dhe tashmë po kryhen kontrolle në banesa.