Arjola Demiri vazhdon të jetë mjaft e komentuar dhe pas daljes nga “Big Brother VIP”. Aktorja e humorit doli nga shtëpia e famshme një javë para finales por mori dhuratë një shtëpi te Kodra e Diellit.
Krahas mbështetjes, ka marrë dhe shumë kritika se është viktimizuar duke treguar historinë e jetës së saj.
Së fundmi, aktorja ka publikuar disa fotografi në rrjetin e saj social Instagram ku shfaqet shumë joshëse. Mirëpo, ndërsa ndjekësit e kanë komplimentuar për pamjen, shumë të tjerë i kanë vënë në dukje përdorimin e photoshop-it dhe filtrave në fotot e saj.
“Në “Big Brother” nuk dukeshe kështu”, i ka shkruar një ndjekës Arjolës.