Edhe bregdeti i Vlorës është tkurrur, duke u tërhequr në 50 metra. Ky fenomen ka ndodhur në disa zona të qytetit bregdetar. Sipas peshkatarëve, kjo dukuri lidhet me drejtimin e erës, e cila nga verilindja ka qenë zotëruese në territor. Sipas tyre situata do të normalizohet vetëm kur drejtimi i erës të jetë nga jugu.
Ata thonë se kjo është e natyrshme dhe se nuk ka ndikuar aspak në sasinë e peshqve që ata kapin në det. Por sipas ekspertëve forca gravitacionale e diellit dhe e hënës në këtë periudhë të vitit i thekson baticat dhe zbaticat pranverore.
Edhe në Shëngjin dhe Durrës ka ndodhur e njëjta dukuri, ku bregdeti është tërhequr me 10 metra.