Një vatër zjarri është aktivizuar prej disa orësh në malin në Bovillë. Në fotot shihet maja e malit, e cila është e mbuluar nga tymi. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në këtë zonë, si dhe zjarrfikësja raportohet se nuk ka shkuar në vendngjarje.
Së fundmi disa vatra zjarri janë aktivizuar në disa zona pyjore të vendit, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pyje dhe bimësi.