Qendra administrative Tunje në Gramsh është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha. Zjarri ka rënë midis fshatit Katerlis dhe Përrenjas.
Era po favorizon flakët ndërsa në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikës, shërbimi pyjor dhe forcat e policisë.
Në ndihmë kanë ardhur edhe banorë të zonës.