Fatura e bixhozit, Shqipëria në horror energjetik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fatura e bixhozit, Shqipëria në horror energjetik

16:29 | 22/03/2022
në Uncategorized
0

Nga Klodian Tomorri

 

Krizat energjetike shkaktojnë kosto të rënda financiare për ekonominë dhe buxhetin. Por ka një skenar kur ato kthehen në makth. Ajo është situata kur kërcënohet siguria e furnizimit me energji. Shqipëria tani ndodhet aty.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Sot kuota e ujit në liqenin e Fierzës ka rënë nën 259 metra. Mesatarja shumëvjeçare e këtij treguesi për muajin mars është 278 metra. Pra Fierza është gati 20 metër poshtë mesatares shumëvjeçare të kësaj periudhe dhe tani gjendet vetëm 7 metër nga pika e vdekjes, aty ku nuk mund të prodhojë dot me asnjë kilovat orë energji. Dhe përpara është vera, ku konsumi rritet ndërsa reshje nuk ka.

Në 30 vitet e fundit, Shqipëria ka pasur vetëm një situatë kaq të rëndë energjetike. Diku nga viti 2001, Fierza ra në pikën e vdekjes. Qeveria nisi kufizimet masive të energjisë deri në 20 orë në ditë, të cilat zgjatën për disa muaj. Por tani menaxhimi do të jetë edhe më i vështirë. Në vitin 2001 Shqipëria konsumonte mesatarisht 12 milionë kilovat energji në ditë. Sot konsumon dyfishin e kësaj sasie.

Por pse Shqipëria mbërriti në këtë situatë? Gjithçka lidhet me menaxhimin e Kaskadës së Drinit. Në fillim të qershorit rezerva hidrike e Fierzës ishte në kuotën maksimale, plot 296.4 metër mbi nivelin e detit. Por në tremujorin e tretë të vitit Fierza u menaxhua si nëndetëse dhe në shtator niveli ra në 271 metër.

Qeveria dhe KESH vendosën që të prodhonin maksimalisht në verën e kaluar duke e hedhur në erë rezervën hidrike të vendit me shpresën se në vjeshtë çmimet e energjisë në import do të uleshin. Por ndodhi e kundërta. Sikur kjo të mos mjaftonte, bixhozi është përsëritur dhe në tre muajt e parë të këtij viti. Në fund të dhjetorit Fierza ishte 275 metër dhe në më pak se tre muaj është ulur me 17 metër. Dy herë bixhoz, dy herë “all in” dhe tani vendi gjendet në situatë dramatike.

E kapur në panik, tani qeveria ka filluar të marrë vendime emergjence. Shumë shpejt, Këshilli i Ministrave do të miratojë një vendim që e kalon detyrimin për të importuar energji nga OSHEE tek KESH. Po kështu edhe detyrimi për të blerë energjinë e hidrocentraleve private. Me pak fjalë reformat e ndërmarra në 6 vjet tani po zhbëhen duke u kthyer mbrapsht.

Paralelisht KESH po negocion një kontratë me një kompani amerikane dhe italiane për TEC të lëvizshëm. Në Triport shumë shpejt do të mbërrijë një anije, e cila do të prodhojë energji me gjeneratorë, që furnizohen me naftë. Sipas marrëveshjes, anija do të prodhojë 100 mega energji në orë për të furnizuar jugun e vendit. Por kjo mund të jetë shumë pak për ta shpëtuar vendin.

Me rezervën aktuale hidrike, Shqipëria teorikisht ka vetëm një rrugë përpara. KESH duhet të mbyllë totalisht Fierzën dhe të importojë thuajse të gjithë sasinë e nevojshme për konsum. Me shumë gjasa, fondi 200 milionë dollarë do të shpenzohet për tre muaj dhe buxheti do detyrohet të japë të tjera para për të blerë energji.

Por shndërrimi i sektorit të energjisë në një risk madhor fiskal është vetëm gjysma e problemit. Gjysma tjetër lidhet me sigurinë teknike. Nëse Fierza vdes dhe Shqipëria detyrohet të importojë të gjithë sasinë nga jashtë, linjat e mbingarkuara me kapacitet të plotë janë në rrezik konstant avarish. Nëse njëra prej linjave pëson defekt, Shqipëria nuk ka mundësi të prodhojë nga vendi. Me pak fjalë sistemi bie.

Vendimi për të balancuar importin e energjisë me shfrytëzimin e rezervës vendase nuk ka qenë i lehtë. Me çmimet e energjisë në nivele maksimale që nga gjysma e dytë e vitit të kaluar, tundimi për të shfrytëzuar maksimalisht Fierzën ka qenë i madh. Por sido që te jetë një qeveri nuk mund të luajë kurrë bixhoz me sigurinë energjetike. Qeveria shqiptare e bëri. Tani fatura që do të paguajë vendi do të jetë shumë e rëndë dhe jo vetëm financiare.

 

Etiketa: bixhozienergjetikfaturahorrorShqiperia

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Të gjithë kundër Elsa Lilës, gazetari i del në mbrojtje: E fyejnë ato që ndërrojnë nga 7-8…

Të gjithë kundër Elsa Lilës, gazetari i del në mbrojtje: E fyejnë ato që ndërrojnë nga 7-8...

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com