Pesë autobusë me afganë të cilët ishin strehuar në Lezhë janë larguar mbrëmjen e sotme nga Shqipëria.
Burime për mediat bën me dije se autobusët kanë shkuar në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që ende nuk dihet destinacioni ku ata do të shkojnë.
Mësohet se largimi i tyre nga Shqipëria është organizuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.