Një tjetër vatër zjarri raportohet në Vlorë. Burime bëjnë me dije se vatra e zjarrit është aktive pranë kalasë së qytetit sipër në kodër në zonën e njohur si Uji i ftohtë.
Raportohet se vatra ndodhet shumë pranë banesave dhe favorizohet nga era e bregdetit. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Kujtojmë se, sipërfaqe me ullishta e pisha kanë marrë flakë ditët e fundit në Vlorë. Para tre ditësh janë djegur qindra rrënjë ullinjsh në zonën e fshatit Panaja dhe Bestrovë. Rastet e djegies së ullishteve në Panaja dyshohet se janë pasojë e konfliktet të vjetra midis pronarëve të tokave dhe blegtorëve, pasi këta të fundit djegin tokat, madje dhe ullinj për të përfituar kullota për bagëtitë e tyre.
Vetëm në një javë, në zona të ndryshme të Elbasanit janë identifikuar 5 vatra zjarri. Zjarret në Elbasan janë shfaqur në zona të thella malore.