Për dorëheqjes së Lulzim Bashës ka reaguar edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili është shprehur se bashkimi i demokratëve demokrateve mbi bazën e kontributeve te tyre është përparësia e PD. Sipas tij, vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithsecilit është rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD
“Bashkimi i demokrateve mbi bazën e kontributeve te tyre është përparësia e PD! Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithsecilit është rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD. Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe janë të punojmë se bashku për një Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rroftë Partia Demokratike!” –