Heqja e mbikalimit për këmbësoret në rrugën Plepa-Golem pranë Shkëmbit të Kavajës, ka sjellë reagimin e banorëve. Të mbledhur pranë vendit ku më herët ndodhej mbikalimi, banorët e Golemit thonë se janë izoluar pasi për të kaluar në anën tjetër të rrugës u duhet të bëjnë disa kilometra.
Banorët kanë protestuar për heqjen e mbikalimit pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës. Ata u shprehën se u është premtuar se do vihej brenda qershorit, por asgjë nuk është bërë. Banorët ngrenë shqetësimin se detyrohen të bëjnë disa km për të kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërkohë që mungesa e mbikalimit po largon dhe turistët.