Stadiumi i Kukësit pret vetëm inaugurimin për pak ditë, Duka: Vepër fantastike! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stadiumi i Kukësit pret vetëm inaugurimin për pak ditë, Duka: Vepër fantastike!

17:46 | 18/03/2022
në Sport
0

Stadiumi i ri i Kukësit, një vepër madhore infrastrukturore e futbollit shqiptar, do të jetë gati për të pritur ndeshjet e futbollit brenda pak ditësh. Një lajm i mirë për futbollin shqiptar e veçanërisht për atë kuksian, që tashmë do të ketë një impiant modern i ndërtuar falë një investimi 50% i FSHF-së dhe 50% nga Qeveria shqiptare. Stadiumin e kanë vizituar sot Presidenti i FSHF-së, Armand Duka së bashku me Kryetarin e Bashkisë Kukës, Safet Gjici, dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, të cilët kanë inspektuar punimet dhe janë shprehur mjaft të kënaqur me standardet që ky impiant do të ofrojë për futbollin. Duke folur për median, Presidenti i FSHF-së theksoi se kemi të bëjmë me një vepër fantastike të ndërtuar në një periudhë të vështirë pandemie e që plotëson të gjitha nevojat për të pritur ndeshje te rëndësishme të nivelit ndërkombëtar.

“Për mua kompania dhe bashkia në bashkëpunim me të gjithë kanë sfiduar kohën. Jetojmë në kohë të vështira, në kohë pandemie dhe kemi realizuar një vepër fantastike, që do të ishte e denjë për çdo qytet europian, jo vetëm në Kukës, për çdo lloj skuadre, me një kapacitet modest, por që i përgjigjet nevojave të Kukësit me të gjithë ambientet, më shumë se sa të domosdoshme do të thoja, për skuadrat. Kushte fantastike për mediat, për spektatorët, ky është një objekt për t’u surprizuar që mund ta gjesh në këtë Shqipëri apo në Kukës. Me këtë rast do të doja t’i falënderoja të gjithë, do të doja të doja të falënderoja Kryetarin e Bashkisë Kukës dhe presidentin e nderit të klubit të Kukësit, për mbështetjen, për ndjekjen e vazhdueshme të punimeve, kompaninë që ka punuar me kualitet, të gjithë ata që janë marrë me projektin e stadiumit dhe padyshim qeverinë shqiptare dhe FSHF-në që kanë financuar këtë objekt të shkëlqyer për futbollin kuksian”, – tha Presidenti Duka, duke shtuar se projektet e FSHF-së për mbështetjen e futbollit në Kukës vazhdojnë me ndërtimin e disa fushave të tjera për të cilat puna tashmë ka nisur. Gjithashtu, Duka tha se inaugurimi i stadiumit do të jetë brenda një kohë të shkurtër.

“Projektet tona në Kukës nuk përfundojnë këtu, vazhdojnë me fushën pas stadiumit që e kemi kontraktuar tashmë, puna vazhdon dhe besoj që do të përfundojë muajin e ardhshëm bashkë me tapeti artificial dhe do të vazhdojmë me ndërtimin e një apo dy fushave me bar natyral. Besoj se me këto investime kemi siguruar të ardhmen e futbollit për të paktën 10 vitet e ardhshme në Kukës. Në stadiumi çdo gjë është gati, të gjithë sistemet, pajisjet, çdo gjë perfekt bashkë ma parkimin. E vetmja gjë që pritet është fusha, që për arsye të temperaturave shumë të ulëta që kanë qenë kohët e fundit në Kukës nuk e kanë lënë që të zhvillohen rrënjët e barit. Pritet që temperaturat të rriten dhe besoj që në 10 ditë të jetë gati për t’u inauguruar”, – deklaroi Presidenti i FSHF-së.
Edhe kryetari i Bashksië Kukës, Safet Gjici, ka falënderuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidenti Duka së bashku me qeverinë për këtë investim madhor që është realizimi i një ëndrre për futbollin kuksian.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

“Në radhë të parë dua të uroj Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për rizgjedhjen e tij me një mandat tjetër. Realisht këto vepra tregojnë që Presidenti dhe FSHF padiskutim që kanë mirënjohjen e popullit të Kukësit, por padiskutim që ka mirënjohjen e jashtëzakonshme Kryeministri Rama bashkë me qeverinë e tij, sepse ka qenë fjala e dhënë dhe e mbajtur për të bashkë financuar 50% me 50% me FSHF-në dhe u realizua pra kjo vepër që për ne, për çdo kuksian ishte një ëndërr realizimi një stadiumi me këto standarde, që sot patëm nderin ta inspektojmë me Presidentin e FSHF-së. Besoj që ky stadium i plotëson të gjitha standardet e UEFA-s për të luajtur jo vetëm ndeshjet e kampionatit shqiptar, por edhe ndeshjet e kupave të Europës, kudo që Kukësi të marrë pjesë, por edhe ekipet kombëtare të moshave”, – deklaroi kryebashkiaku Gjici, i cili është njëkohësisht edhe Presidenti nderi i klubit të Kukësit.

 

 

Etiketa: . inagurimArmando DukaditëfantastikeKukesistadiumivepër

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Demiraj: Shqipëria duhet të mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO

Demiraj: Shqipëria duhet të mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com