Rusia duket se nuk ndalet dhe kërkon të zgjerojë luftën përtej Ukrainës. Këtë ka paralajmëruar ditën e sotme në një deklaratë për mediat Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov. Më fjalën e tij ai ka kërcënuar se të gjithë shtetet që mund të transportojnë armë në Ukrainë, për të cilat tha se do të cilësohen si shënjestra ushtarake.
“Ne e kemi bërë shumë të qartë se çdo ngarkesë që do të hyjë në territorin e Ukrainës, të cilën ne do ta konsiderojmë … armë, do të bëhet një objektiv legjitim”, deklaroi ai.
Një numër vendesh të NATO-s kanë premtuar ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke filluar nga dronët deri te raketat antitank. Lavrov tha se sistemet e mbrojtjes raketore sovjetike dhe ruse, të cilat janë në dispozicion të disa vendeve të NATO-s, nuk mund të transferohen ligjërisht në vendet e treta, sipas TASS.