Tradhëtitë dhe lufta mes partizanëve me protagonistë Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Dushan Mugosha e Tuk Jakova – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tradhëtitë dhe lufta mes partizanëve me protagonistë Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Dushan Mugosha e Tuk Jakova

15:11 | 11/07/2016
në Uncategorized
0

Letra e Pandi Kristos për Enver Hoxhën, 7 shtator 1943, një muaj pasi ishte ngritur Brigada e Parë Sulmuese në Korçë. Si u survejua Mehmet Shehu dhe roli i dyshimtë i serbit Dushan Mugosha. Komisari Tuk Jakova dhe marrëdhëniet me Mehmetin e Dushanin. Kush e dekonspiroi betejën e humbur të Vithkuqit. Në këtë letër ka një detaj interesant që flet për dezertimin e partizanëve nga beteja dhe nuk është fjala për një e dy, por për shumicën e një batalioni. Të gjitha detajet në letrën që Pandi Kristo i dërgonte Enver Hoxhës

Ka qënë e ashpër lufta brenda rradhëve të partizanëve gjatë luftës antifashiste, po aq sa ç’ishte më pas dhuna diktatoriale e Enver Hoxhës mbi popullin shqiptar. Historia e Brigadës së Parë Sulmuese e drejtuar prej udhëheqësve kryesorë të Luftës Antifashiste-Nacionalçlirimtare, fsheh detaje të kësaj beteje të ashpër mes radhëve të partizanëve. Detaje të panjohura më parë vijnë përmes letrës së Pandi Kristos, drejtues i njërit prej batalioneve të kësaj brigade, në dokumentin zyrtar të marrë nga Arkiva e Shtetit.

brigata-1-sulmueseTë gjitha problemet që për Pandi Kriston quheshin “sëmundje të rënda që e kishin përfshirë brigadën”, duke nisur tek diktati i Mehmet Shehut ndër partizanë e deri tek vrasja e disave prej tyre pa gjyq e pa shkak. Roli i dyshimtë i serbit Dushan Mugosha në Brigadën e Parë Sulmuese. Frika e partizanëve për t’ u përballur me armikun. Kishte nga ata që fshiheshin nëpër prroje e gjenin gjithëfarlloj justifikimesh para komandatit të rreptë të brigadës e komisarit politik.  Spiunët brenda rradhëve të partizanëve që çuan në humbjen e betejës së Vithkuqit dhe shumë detaje të tjera që nisin me këtë dosier e vijnë ditët në vazhdim me publikimin në tre pjesë të letrës së gjatë të Pandi Kristos drejtuar komandatit Enver Hoxha. Në atë kohë diktatori e kishte pseudonimin TARAS.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Më poshtë botohet pjesa e parë e letrës:

“I dashur Taras!  

letra e tarasitPas ikjes t’uaj nga Vithkuqi unë fillova të bënja llogarinë dhe të linja një shok zëvendës për llogarinë dhe materialin që ndodheshe në depo, në këto ditë brigada niseshe për aksionin e caktuar në Barmash e gjetkë, gjatë rrugës Korçë-Kolonjë-Janinë.

Unë mundesh të rinja në Vithkuq për dorëzimin e materialit që kish ardhur nga Mokra brigadës si çanta, pagure etj., gjith’ashtu dhe të mirnja në dorëzim materialin që kishin anglezët.

Një ditë më parë se brigata të shkojë në aksionin e caktuar erdhi në shtab majori, dy kapitena dhe togeri, englezët panë planin e aksionit, pasi diskutuan me Mehmetin dhe Salën, insistonin që veç pikave të caktuara në pllanin e aksionit të goditeshin të gjitha postat gjermane gjatë rrugës, kurse Mehmeti thesh se është e pa mundur me qënë se batalionat janë lark njëri tjetrit mbas pllanit të shtabit të brigadës, atëherë u vendos se togeri englez me një skuadër të niseshe për ne ura e Peratit ta hidhte në erë ose të prishte ndonjë brull rruge ose mur për të ndaluar që ushtrija e asaj ane të vinte në ndihmë autokollonës që të goditej.

MEHMET-SHEHU-DHE-MILADIN-POPOVIÇI
Mehmet Shehu dhe Miladin Popoviç

Në këtë aksion vajti majori dhe kapiteni englez në pika të ndryshme. Gjatë bisedimeve për nisjen e brigadës për aksion me qenë se qe një pjesë e madhe njerëzish vetë majori tha është frika se mos meret vesh lëvizja dhe armiku mer masat pa arritur neve dhe na godet armiku më parë se ta godasim ne.

Mundësinë që ta mirte vesh armiku qenë lëvizja po thuaj e gjith brigadës me përjashtim të mortajave dhe pëshpëritje e ballistëve që do vinin deri në vesh të ushtërisë.

Me gjith se qenë këto pengesa brigada u nis për aksion me 23/8/1943 batalionet e brigadës duhet të qenë në vendet e caktuara.

Me gjithë se disa batalione arritnë pak më vonë në pikat e caktuara, kjo nuk prishi punë. Kjo që prishi pllanin e aksionit qe se armiku kish marë vesh lëvizjen e brigadës për këtë arsye armiku qe i pregatitur. Kur batalioni i parë po afroheshe në pikën e caktuar e cila pikë qe Barmashi tri qilometra lark armiku kish lëshuar patrullat e tija dhe vazhdonte lëvizjet tona, pa pritur batalioni i parë goditet me pararojën gjermane tri kilometra lark një kompani e batalionit parë bën një rethim të pararojës gjermane vritet një gjerman, plagoset një tjatër dhe të tjerët ikin. Nga kjo përpjekje e papritur zbulohen të gjitha lëvizjet dhe bëhet e pamundur zbatimi i planit i cili qe ta prisnin armikun në prita dhe jo të na priste ay neve.

Tuk Jakova me bashkëshorten Mita

Atëhera shtabi i brigadës jep urdhrin e tërheqjes dhe kështu aksioni falimentoj. Unë nga ana time vetëm kaq dëgjova nga Memeti kur ardhi nga aksioni që s’u-bë ay e justifikonte me këto fjalë në aksione rrugësh nuk mund të lëvizë e tërë brigada se diktohet nga lëvizjet që duhet të bëjë, duke bërë dhe punën e kollonës pestë, Balli Kombëtar na diktohet çdo lëvizje.  Kur i thamë Memetit me qenë se e tërë brigada u diktua nga armiku edhe nuk kish mundësi të zbatoheshe pllani i paracaktuar të ndaheshin 1 ose 2 batalione të bënin goditje në pika të ndryshme që të mos ngërtheheshin pa bërë goditje me qenë se që i pari aksion që do bënte brigata, vullneti për aksion i partizanëve ishte në kulm ay na u përgjegj unë nuk mund ta pritnja brigadën të vriteshe 160 t.

Besoj se Dushani do t’u shkruaj me hollësira si ngjau puna mbasi ata e diskutuan në mbledhjen e shtabit të brigades.  Pas këti aksioni brigada qëndrovi në Shtyllë deri sa të mblidheshin të gjithë se kishin qëndruar “disa batalione nëpër katundet afër Shtyllës”.

Brenda këtyre ditëve që ktheheshe brigada nga rruga që kish vajtur për aksion batalioni Panariti ish në pritë Gjanç Bellovodë dhe na lajmëronte se këto ditë kish lëvizje në rrugën Korçë-Ersekë gjithashtu dhe lëvizje ushtarësh në Qatrom në fermën e Pollukës por thuheshe se banin manevra dhe neve nuk e muarmë aq tragjike duke thënë se populli e bën punën gjithnjë të madhe (por na dolli si puna e asaj prallës kur thëriste çobani ujku ujku dhe talleshe me fshatarët por kur i vajti ujku s’i vajti njeri) dhe neve kështu e pësuam”, shkruan  Pandi Kristo.

pandi kristo 1

pandi kristo2

pandi kristo3

Artikullin e ardhshëm do të lexoni:

Sulmi i armikut në Vithkuq/ Fshehja e partizanit Petrit në përrua dhe dështimi i Riza Kodhelit. “Petriti në këtë goditje s’bëri asgjë, por vetë thesh ku është brigada. Këtij shoku i është rritur mendja shumë, por një gjë them unë për këtë shok, emëri i batalionit Hakmarrje është popullarizuar më tepër se brigada”.

Etiketa: Brigada e pare SulmueseDushan MugoshaMehmet ShehuPandi kristoTarasTuk JakovaVithkuq

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Rama konfirmon: Propozimi akomodon kërkesën e PD, pse nuk thotë PO e lumtur?

Rama konfirmon: Propozimi akomodon kërkesën e PD, pse nuk thotë PO e lumtur?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com