Rusia ka dhënë një paralajmërim ditën e sotme për shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se Moska ka fuqinë për t’u treguar vendin të gjithë armiqve të saj. Ish-presidenti Dmitri Medvedev, dhe tashmë zëvendës sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ndër të tjera akuzoi Uashingtonin se po nxit një komplot “të neveritshëm” rusofobik, me qëllim dobësimi e Rusisë. “Nuk do të funksionojë, Rusia ka fuqinë të vendosë të gjithë armiqtë në vendin e tyre,” tha Medvedev.
Që në momentin kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë dhe aziatikë kanë vendosur sanksione ndaj liderëve, kompanive dhe biznesmenëve rusë, duke e shkëputur Rusinë nga pjesa më e madhe e ekonomisë botërore.