Juventusi i ka dhënë përsëri lamtumirën Ligës së Kampioneve që në fazën e parë me eliminim direkt, dhe përsëri përballë një kundërshtari që vlerësohej më i lehtë në letër. Sulmuesi serb gjithashtu goditi dhe shtyllën por i pafat për ta dërguar topin në rrjetë. Villareal tentoi tre herë të kërcënonte portën por pa rezultat. Pjesa e ditë ishte pothuajse në të njëjtin ritëm deri në minutën e 77-të. Villareal fiton një penallti nga një ndërhyrje e Ruganit dhe Moreno e dërgon topin në rrjetë.
Por Villareal i vendos pikat mbi “i” në minutën e 85-të me anë të Torres. Spanjollët nuk mjaftohen me këtë rezultat ku në minutën e 90-të De Ligt prek topin me dorë dhe Villareal shënon golin e tretë nga pika e bardhë përsëri me anë të Danjuma. Juventus kështu largohet nga aventura e Champions League.
Nga ana tjetër Chelsea e pati të lehtë të vijonte në çerekfinale pasi kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë dhe gjithsesi edhe sonte fitoi 2-1.
Të parët që kaluan në avantazh ishin francezët me anë të Yilmaz nga pika e bardhë e penalltisë. Loja ishte paksa e vakët por Chelsea këmbënguli për të shkuar në dhoman e zhveshjes në barazim, ku në minutën e 48-të të pjesës së parë ishte Pulisic i cili dërgoi topin në rrjetë nga një asistim i Jorginho.
Pjesa e dytë ishte e qetë dhe me pak raste por në minutën e 71-të spanjolli Azpilicueta dyfishon shifrat për anglezët.
Kaq i ka mjaftuar ekipit të Tuchel për të prerë biletën për fazën tjetër të Champions League.