Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Lugano 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.
Policia ka reaguar në lidhje me arrestimin e 32-vjeçarit me iniciale, E. N., i cili kishte përshtatur banesën e marrë me qira rrugën “Sotir Caci”, për kultivimin e kanabisit.
Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me OSHEE.
Gjatë kontrollit të kësaj banesë, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, llamba dhe 81 vazo me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.