Arrestimi i Elsa Lilës nga policia italiane, për shkak të trafikimit të drogës midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës, ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. Më e fundit, është moderatorja e “Goca dhe Gra”, Dalina Buzi, e cila përmes një postimi në Instastory ka thënë se ky lajm nuk i ka bërë përshtypje fare shqiptarëve.
Sipas Dalinës, për popullin kur një vajzë merret me drogë nuk përbën problem, ndërsa nëse i dashuri i saj e bën këtë gjë ajo konsiderohet kurvë.
“E rëndësishme është qe ky lajm si ka bere përshtypje fare popullit tone. Madje kane ndjere keqardhje se “fundja pune po bënte”.
Pra me ne fund u sqaruam për nivelet e “ndershmërisë” sipas opinionit tone publik: Nëse i dashuri yt futet ne burg për droge ti je k*rve qe te mban me lek.
Nëse ti futesh vete ne burg se merresh me droge. Je “gru zonje”
Ok po e mbaj shënim”, ka shkruar Dalina.
Kush është Elsa Lila?
Në fillim të viteve “90, Elsa Lila fitoi dy herë më parë Festivalin e Këngës në RTSH.
U rikthye në vendin tonë, për t’i rikthyer dinjitetin e humbur këtij festivali, muzikës shqiptare, rreth 12 vite më parë. Kur prezantoi me Pirro Çakon një nga festivalet e fundvitit. Elsa Lila vazhdoi karrierën edhe për disa kohë, duke e ndërprerë papritur atë.
Sot mbetet një nga zërat më të rrallë. Elsa Lila mbetet po ashtu një ikonë e muzikës shqiptare.
Këngëtarja çuditërisht është zhdukur jo vetëm nga impenjimet artistike, por edhe nga rrjetet sociale, prej disa vitesh. Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi. Ajo mësohet se ka vendosur prej më shumë se tre vitesh t’i përkushtohet jetës familjare, vajzës së saj, larg vëmendjes së publikut.
Duket se u tërhoq kur pa se në vendin e saj nuk mund të bënte asgjë më shumë për të shpëtuar artin dhe kulturën, nga degjenerimi, dhe tallavaja ku është katandisur sot.
Mori pjesë pak vite më parë në jurinë e përzgjedhjes së talenteve në një konkurs, në televizionet tona. Dhe kjo ishte prania e saj e fundit, sa i përket karrierës në Shqipëri.
Elsa Lila prej atëherë kishte disa kohë që i mungonte skenës dhe po ashtu edhe rrjeteve sociale . Hera e fundit që u shfaq para publikut si artiste ishte në fillim të këtij viti, kur mori pjesë në një koncert bamirësie, në Itali, për t’iu ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti i 26 nëntorit.