Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në një lidhje live në Facebook, ku i është drejtuar protestuesve me tone të forta. Fillimisht ai e quajti protestën një turp kombëtar, organizuar nga sharlatantë dhe delirantë.
Duke u ndalur tek taksa për çmimin e naftës, Rama tha se sa të jetë ai në krye të qeverisë nuk do hiqet, jo sikur aq sa janë të dalin në shesh por edhe 300-fishi tyre.
“Ça lidhje ka qeveria me rritjen e produkteve në të gjithë botën! Nuk më shqetëson protesta. Jo aq po 10 fish, 20 fish, 30 fish, 300 fish të ishte, taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu nuk hiqen, nuk ulen nuk lëvizen. Nëse hipotetikisht do ishim në muajin e dytë e të katër të luftës, do ishim ku e ku më të vështira se këto sot, dhe qeveria s’do kishte reaguar dhe bërë asgjë, atëherë mbase do ishte krejt normale” – tha Rama