Një nga protestuesit e sotëm iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos rrimë më në heshtjeje pasi qeveria po tallet hapur me ta, duke organizuar një koncert miliona euro nën hundën e tyre. Ai tha se nuk duhet të lejojmë që Erion Veliaj, si kryetar bashkie të përfitojë nga taksat tona dhe të paguaj 1.4 milionë euro për këngëtarin e famshëm “Maluma” që vjen sot në Shqipëri.
“Ata po tallen hapur. A nuk është tallje që ne po vdesim urie ndërsa zdrosmi i bashkisë paguan 1.4 milionë euro për koncertin e Malumas. Ejani, a nuk duhet ne që protestojmë atje te koncerti, janë taksat tona. Kjo është vjedhje”, u shpreh ai.
Kujtojmë se pas pak në sheshin “Nën Tereza” do të fillojë koncerti i organizuar nga Bashkia Tiranë dhe i ftuar është këngëtari i njohur “Maluma”. Sakaq, flitet se janë paguar miliona euro për këtë koncert, ndërkohë që vendi ndodhet në kohë krize.