Të paktën 20 persona janë vrarë dhe 9 të tjerë janë plagosur në një sulm në Donetsk, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, shkruan BBC.
Kremlini e ka përshkruar sulmin si një tragjedi dhe një sulm ndaj civilëve, duke shtuar se ” bosët e Ukrainës përtej oqeanit, janë ata që po i japin urdhra ushtrisë ukrainase”.
Ukraina ka mohuar akuzat se ka nisur sulmin. Donetsk, në lindje të Ukrainës, është një nga zonat separatiste të kontrolluara nga rebelët, ku luftimet kundër forcave ukrainase kanë nisur që nga viti 2014.
Një nga kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për të ndaluar luftën është njohja e pavarësisë së rajonit lindor.