Barcelona fiton ndaj Osasunas me shifrat 4-0 në javën e 28-të të La Ligas. Një sfidë pa shumë histori, pasi Barcelona realizoi tri gola që në pjesën e parë. Trajneri spanjoll ka rikthyer ADN-në e spektaklit dhe të fitores teksa katalanasit shënojnë dhe suksesin e pestë radhazi në La Liga, duke kërcënuar tashmë edhe vendin e tretë që mbahet nga Sevilla.
Francezi Dembele e nisi si titullar edhe pse klubi nuk e dëshiron në ekip, por francezi dhuron spektakël me 2 asiste në pjesën e parë ku sfida zgjidhet me 3 gola në këtë fraksion loje.
Spktaklin e golave e hapi Ferran Torres me penallti në 14’ kaloi para Barçën ndërsa më pas Dembele dhuroi dy gola për Torres në 21’ sërish dhe Aubameyang në 27’.
Pjesa tjetër e ndeshjes është menaxhim dhe qarkullim topi nga katalanasit që në 75’ shënojnë dhe golin e katërt me Puig për ta mbyllur në mënyrën më të mirë ndeshjen.