Prokuroria mbyll hetimet për 3 personat që mblidhnin informacion për Vis Martinajn – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria mbyll hetimet për 3 personat që mblidhnin informacion për Vis Martinajn

22:46 | 12/03/2022
në Shqiperi
0

Është mbyllur hetimi për tre nga njerëzit, që akuzohen se mblidhnin informacion për lëvizjet e Ervis Martinaj. Prokurori i çështjes, Dritan Nushi, vendosi të marrë të pandehur Nensi Shaqirin, ish-të fejuarin e saj, Dejvison Serjani, dhe ish-specialistin e IT-së në Policinë e Durrësit, Ardjan Ahmeti. Akuza ndaj tre të pandehurve është fakti i “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen”, e Ervis Martinit.

Tre të pandehurit, nëse do të shpallen fajtor, rrezikojnë një dënim deri në 5 vjet heqje lirie. Mësohet se Nensi Shaqiri dhe ish-i fejuari i saj, Dejvison Serjani, kanë pranuar akuzën duke kërkuar gjykim të shkurtuar. Ndërsa, ish-punojësi i policisë së Durrësit, Ardjan Ahmeti, s’ka pranuar veprën penale, por ka kërkuar gjykim të zakonshëm. Sipas dosjes hetimore, të dorëzuar nga prokuroria në gjykatën e Tiranës, Nensi Shaqiri, ka deklaruar se siguronte informacion për lëvizjet e Ervis Martinaj.

Këto informacione ajo arrinte ti merrte nga agjencia e udhëtimit ku ajo punonte, pasi Martinaj, ka prerë biletë udhëtimi me avion. Këtë informacion për udhëtimin e Martinajt drejt Kosovës dhe më pas drejt Turqisë, Nensi Shaqiri, ja ka dhënë ish-të fejuarit të saj, Dejvison Serjanit, i cili mandej ja përcillte dy vëllezërve, Duka, kundrejt një pagese në vlerë të konsiderueshme.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Sipas prokurorisë së Tiranës, dyshohet se për informacionet që siguronin, tre të pandehurit, Shaqiri, Serjani dhe Ardjan Ahmeti, është paguar një shumë financiare prej rreth 30 mijë euro.

Ky fakt është konfirmuar dhe nga deklarimet e shtetasit Deivisjon Serjani, i fejuar i saj dhe punonjësi i policisë Ardjan Ahmeti, që tashmë është marrë i pandehur.

Ardian Ahmeti, rezulton të jetë kushëri i Daut Elmazit, nipit të Armando Sulejmanit ose “Çipurit” të Vlorës, që tashmë ndodhet në burgun e Vlorës për tentativën e vrasjes së Inez Hajrullës në 10 Maj 2019. Kjo çështje vijon të jetë ende e hapur në gjykatën e Vlorës, ndërsa tashmë një dosje e dytë është hapur në gjykatën e Tiranës, për tre anetarët e vëçuar të këtij grupimi.

Etiketa: hetimetinformacionpersonatProkuroriaVis Martinaj

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Eurodeputetët, thirrje Von der Leyen: Ngrini negociatat me Serbinë derisa të “shkëputet” prej Rusisë

Eurodeputetët, thirrje Von der Leyen: Ngrini negociatat me Serbinë derisa të “shkëputet” prej Rusisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

11:28 | 04/02/2026
Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

11:20 | 04/02/2026
Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

11:04 | 04/02/2026
Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –
  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –
  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –
  • Nesër do jemi para SPAK-ut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com