Në protestën masive që po zhvillohet ditën e sotme qytetarët kanë ardhur me 6 kërkesa të qarta për qeverinë. Ata shprehen se nuk do t’i ndalin protestat derisa të plotësohen një për një kërkesat e tyre. Një ndër kërkesat kryesore është ulja e çmimit të naftës në të njëjtin nivel si para rritjes. Të raportojnë me dokument që shteti ruan naftë rezervë për raste emergjence, si dhe shpallja në Fletoren Zyrtare nivelin e minimumit jetik.
Kërkesat:
- Shpallje në Fletoren Zyrtare të minimumin jetik
- Ulja e çmimit të naftës në kuotat paralufte.
- Çdo ushqim i ngritur të kthehet në koston e mëparshme.
- Të deklarosh sa është nafta rezervë e shtetit shqiptar
- Të deklarosh sa është fondi për emergjencat
- Sa rezerva ke në magazina për gjendjen e jashtëzakonshm