Është përshkallëzuar protesta kundër rritjes së çmimeve në Durrës, ku qytetarë të shumtë pas bllokimit të rrugëve kryesore në qytet, kanë bllokuar dhe autostradën tiranë Durrës.
Bëhet me dije se autostrada është bllokuar në të dyja krahët duke krijuar një radhë kilometrike automjetesh.
Krahas Durrësit, protesta po mbahen dhe në Tiranë, Lushnjë, Shkodër, Fier, Lezhë dhe Tepelenë.
Duke se qytetarët janë të unifikuar në qëndrimin e tyre kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe çmimeve të ushqimeve të shportës.