Qytetarët e shumtë po protestojnë për rritjen e çmimeve në vend, për të dytën ditë radhazi dhe një nga qytetet ku po protestohet është edhe Durrësi. Qytetarët janë mbledhur në rrugët e qytetit dhe kërkojnë miratimin nga maxhoranca të një plani masash që të frenojë rritjen e çmimeve.
Një protestë është aktualisht duke u zhvilluar dhe në Bulevardin e Dëshmorët e Kombit, përballë kryeministrisë, ku kryeqytetasit janë mbledhur në ditën e dytë rresht të tubimit të tyre.
Gjithashtu qytetarë të tjerë kanë bllokuar rrethrrotullimin e Lushnjës dhe rrugën e kombit, ku kërkojnë uljen e çmimit të naftës.