Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar në lidhje me akuzat që mori nga kryetarët e degëve. Në reagimin e saj, Duma shkruan se Basha që prej 24 orësh është frikësuar aq shumë, sa angazhohet me topa pështyme për ta sulmuar atë. Sipas saj, Basha ka futur njerëz si ish-kandidati i “Librës” që e emërove në Durrës pa më pyetur mua si Drejtuese Politike apo dhe përfaqësuesit e kompanisë së PR-it që i nise për t’i shërbyer vetëm vetes tënde dhe jo kandidatit.
“Lulzim Bashës që prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyme nga frëngjijtë e betejave “të pahumbura” po i bëj të qartë vetëm një pjesë të gjësë: .
Lulzim, keqpërdorimi që i bën zyrës së shtypit të PD-së ku jam Nën/Kryetare Partie dhe keqpërdorimi që po i bën institucioneve të partisë duke futur njerëz si ish-kandidati i “Librës” që e emërove në Durrës pa më pyetur mua si Drejtuese Politike apo dhe përfaqësuesit e kompanisë së PR-it që i nise për t’i shërbyer vetëm vetes tënde dhe jo kandidatit, janë vetëm një pjesëz e keqpërdorimit të Partisë Demokratike.
T’i kam shkruar këto gjatë fushatës me dyshimin e plotë që me këto veprime gara ishte e “lëshuar”” – shkruan Duma.
Ajo më tej thotë se kandidati i “Libras” që vuri Basha si shefe shtabi në Durrës, nuk ka denoncuar asnjë ditë aferën e Portit të Durrësit. Duma gjithashtu thotë se kandidati i Rogozhinës po mashtron me gënjeshtrat që i prodhon ankthi.
“Meqë ra fjala dhe ky kandidati i Librës qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për tre jave me radhë të vijë në Durrës dhe të denoncojë aferën e Portit të Durrësit- e refuzove në mënyrë kategorike!
Po keqpërdor prapë sot rëndë atë që ke marrë nga demokratët me pa të drejtë. Siç po mashtron me kandidatin e Rrogozhinës duke i vënë sikur ka thënë gënjeshtrat që t’i prodhon ty ankthi.
Lulzim, nuk është mburrje, po të isha si ti do ta kisha thënë me të madhe që zona ku jam deputete është e vetmja ku Partia Demokratike doli forcë e dytë. Por nuk e them dot as këtë si vlerë se me dhimbsen demokratet, që kudo ku shkoja me thoshin “aman ç’ju lidh me atë”! Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulëzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerëzve” – shkran më tej Duma.