Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se nga 868 testime të kryera, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë.
Ditën e sotme janë shëruar 188 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.696 persona.
Gjithashtu në total numri i rasteve aktive është 864.