Flutura Açka ka vendosur të dorëhiqet nga posti që zotëron në PD. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në Facebook. Açka tha se PD ndodhet në një rrugë aspak të drejtë dhe për këtë bënë me faj të dy drejtuesit e saj, artë aktualin Bashën dhe ish-kryedemokratin Sali Berisha.
Ajo thekson se, jep dorëheqjen nga postet në PD, por do të vazhdojë të jetë deputete e saj dhe do të japë kontributin në parti kur ajo të bashkohet dhe të veprojë si një opozitë. “Heq dorë nga postet e mia në parti (anëtare kryesie dhe Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Integritetit), pasi as i kam ushtruar kushedi se çfarë, as jam një njeri me një staturë të dukshme politike, por edhe dua që Opozita të vijë në binarët e reformimit të saj të shpejtë, për t’u kthyer në shpresa e vetme e shqiptarëve për të shpëtuar nga regjimi putinist ku po akaparohet me nxit Shqipëria.
Unë jam deputete që mezi më rri zhguni politik dhe do të shërbej në atë front ku fjala më bën vend e hija më bën peshë dhe nuk do të jem pjesë e pjesëve të PD-së, por deputete e PD-së së bashkuar”, tha ajo.
Më tutje, sa i përket përplasjes mes Berishës dhe Bashës, si dhe kritikat e ditëve të fundit ndaj deputetëve kundër kryedemokratiti, ajo shprehet që, nëse nuk ikën Berisha as Basha nuk ka përse të ikë. Sipas Açkës, të dy ata e zhytën PD në këtë pikë dhe sot veni po mbetet pa opozitë.