Pas mbylljes së procesit të votimit, ka nisur numërimi i votave për 5 bashkitë e tjera të vendit, pasi për Vorën është shpallur zyrtarisht rezultati final.
Ilirjan Celibashi bëri më dije se Bashkinë e Vorës e ka fituar Blerim Shera i PS me 7530 vota. Në vend të dytë është shpallur kandidati i Shtëpisë së Lirisë Lulzim Vrana me 2589 vota, ndërsa kandidati i PD, Ymer Marku ka marrë 687 vota.
Teksa po kryhet numërimi, në bashkitë e tjera, mësohet se në KZAZ numër 4 në Shkodër ka ikur energjia elektrike.