Pamjet që thyejnë zemrat. Një fëmijë i vogël që ecën duke qarë me të madhe drejt kufirit me Poloninë, atje ku shumë ukrainas janë zhvendosur për t’i shpëtuar bombave. Të tjerë vogëlushë që qëndrojnë mes të ftohtit duke u ngrohur me mjete rrethanore.
Burime për Daily Mail sjellin dëshmi tronditëse të asaj çka po ndodh si pasojë e luftës që Rusia ka nisur ndaj Ukrainës.
Gra që qajnë, që kanë lënë pas burrat e tyre që i janë bashkuar luftës për të mbrojtur atdheun, ndërsa apelojnë që të zbatohet thirrja e Zelenskyt, mbyllja e hapësirës ajrore në Ukrainë.
Kujtojmë se është dita e 11 e agresionit Rus ndaj shtetit të Ukrainës.