Sekretari amerikan Antony Blinken është takuar ditën e sotme me dy drejtueset e Moldavisë, Kryeministren Natalia Gavrilita dhe Presidenten Maia Sandu. Ai është vetëm sekretari i tretë i shtetit i SHBA që viziton Moldavinë.
Sekretari Blinken bëri thirrje për unitet, por moldavët duan garanci të forta për sigurinë e tyre. Javën e kaluar, disa ditë pas pushtimit të Rusisë, ata aplikuan për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Ju e keni parë përgjigjen globale që ne kemi mobilizuar kundër agresionit të Rusisë, kurdo dhe kudo që mund të shfaqet ai agresion, ne do të bëjmë të njëjtën gjë.”
Ai tha gjithashtu se do të kërkonte fonde për të ndihmuar Moldavinë të kujdeset për refugjatët ukrainas që ka pranuar. Vendi po përpiqet të përballojë. Moldavia është një nga vendet më të varfra dhe më të vogla në Evropë.