Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër.
Burime policore bëjnë me dije se një 52- vjeçare ka varur veten. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në Libohovë, pranë banesës së saj.
52- vjeçarja e identifikuar me iniciale Th. G., është gjetur nga familjarët e vetëvarur.
Në njoftimin për shtyp nga policia theksohet se 52- vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.