Një fitore të rëndësishme mori sot Vllaznia në “Loro Boriçi”. Përballë Dinamos që po lufton për të qëndruar mes më të mirëve edhe për sezonin e ardhshëm, ekipi i Brdariç zgjidhi shpejt takimin duke i dhënë drejtim në pjesën e parë ndërsa në fund u bë pak e ndërlikuar.
Por në minutën e 11’, VAR akordon një penallti për shkodranët pas një përplasje në zone mes Latifi-Lilaj. Ishte sulmuesi shkodran që e merr përsipër duke realizuar golin e avantazhit teksa në 24 vjen edhe goli i dytë i Aralicës por VAR kësaj radhe e anulon.
Në pjesën e dytë, janë kuqeblutë që dyfishojnë me Aralicën që më në fund gjen golin pavarësisht protestave të Dinamos. Vllaznia mendon se mbyll ndeshjen por kryeqytetasit rrisin presionin dhe vetëm në 85’ rihapin ndeshjen me Sofranac ndërsa në shtesë ka drithërima pasi Dinamo rrezikon realisht barazimin por në fund Vllaznia ia del të triumfojë 2-1. Janë 3 pikë që e çojnë në vendin e tretë Vllazninë me pike të barabarta me Kukësin.