Ushtria ruse po sulmon për të 8 ditë rresht Ukrainën. Shumë figura të njohura të sportit ukrainas i kanë dalë në mbrojtje popullit të tyre. Ka edhe nga ata sportistë që kanë lënë stervitjen dhe kanë marrë armët, duke përfshirë vëllezërit e boksit Wladimir dhe Vitali Klitschko.
Kampioni i botës në peshat e rënda të boksit, Oleksandr Usyk, gjithashtu u rikthye në Ukrainë të enjten mbrëma dhe lëshoi një mesazh të fortë për bashkatdhetarët e tij.
I fundit që iu është bashkuar ushtrisë ukrainase është edhe mbrojtësi i Shakhtar Donetsk, Viktor Kornienko, i cili ka konfirmuar se po ndihmon Forcat e Armatosura të Ukrainës, ndërsa ato vazhdojnë të luftojnë kundër pushtimit rus.
Mbrojtësi 23-vjeçar tashmë është vënë në vijën e parë të frontit në mbrojtje të Ukrainës, në luftën kundër pushtimit rus.
“Unë jam në Ukrainë, po ndihmoj Forcat e Armatosura. Lavdi Ukrainës. Që të mund të shkatërrojmë rusët e qi**. Lavdi Ukrainës”, ka shkruar Kornienko.