Sot mbahet raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, ndërsa luftimet janë në ditën e shtatë, qëkur Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e paprovokuar. Sipas agjencisë së lajmeve Belta në Bjellorusi, zyrtarët rusë janë rrugës për bisedimet me ukrainasit. Raundi i parë i bisedimeve u mbajt gjatë kësaj jave sërish në Bjellorusi, por pa ndonjë rezultat konkret.
Ukraina ka thënë se shpreson se bisedimet mund të vendosin një armëpushim dhe tërheqjen e forcave të saj nga Rusia. Megjithatë, mediat e huaja thonë se Rusia po tregon gatishmëri për t’u përfshirë në bisedime thjesht për “qëllime kozmetike”. Ajo shton se “nuk mund të shohë një mënyrë që Putini të tërhiqet në këtë fazë” dhe Rusia po i bën kërkesa joreale Ukrainës.