Pas vendimeve të Gjykatave të Tiranës për bllokimin e zhvillimit të zgjedhjeve për kreun e Federatë, ndërhyrjeve dhe një situate jo shumë të qetë, presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka ka thënë se do të prezantojë një datë tjetër për zgjedhjet. Publicisti Ilir Demlia situatën e krijuar në FSHF e cilëson si një tentativë e pushtetit që sipas tij është i korruptuar për të kapur sportin.
“Situata e krijuar në FSHF nuk është asgjë tjetër veçse një tentativë tjetër e këtij pushtet të inkriminuar, e këtij pushteti mafioz, e pushtetit korruptim në bashkëpunim me krimin të prokurorëve dhe të Gjykatës, sistemit të drejtësisë, që të gjithë e pranojnë që është një sistem i kolapsuar. Kjo tregon gjendjen e rëndë dhe kapjen e gjithë shtetit dhesë fundmi duan të kapin dhe sportin” – u shpreh Demalia.
Sipas tij, ndërhyrja e politikës në FSHF është në shkelje të ligjit, ndërsa shtoi se shteti që prej 20 vitesh nuk ka investuar asgjë në futboll. Demalia më tej tha se Edi Rama dhe Erion Veliaj po përdorin drejtësinë.
“Nëse këto janë kaq të ndershëm që i intereson zhvillimi i popullit, këto duhet të ishin prokupuar për zhvillimin e infrastrukturës në Shqipëri. Ky shtet ka 20 vjet që nuk ka dhënë një cent për FSHF. Ajo është një shoqatë dhe Duka nëse ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar, le të shkojnë ta marrin ta arrestojnë sonte, por kjo që ndodh që ato të pezullojnë një shoqatë që ka lidhje me FIFA dhe UEFA, kanë shkelur çdo lloj ligjshmërie. Edi Rama dhe Erion Veliaj po përdorin drejtësinë. Administrimin e FSHF e ka në dorë vetëm shoqata, forumet e shoqatës , UEFA dhe FIFA kaq” – u shpreh Demalia.