Ish-ministri i parë rus i punëve të jashtme, Andrei Kozyrev, ka dalë sot kundër Putin dhe luftës që ai po zhvillon në Ukrainë. Përmes një deklarate publike ai u bën thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainë
“Të dashur diplomatë rusë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandues të lirë. Kur punoja në Ministrinë e Jashtme, isha krenar për kolegët e mi. Tani është thjesht e pamundur të mbështetet lufta e përgjakshme vëllavrasëse në Ukrainë”, shton më tej ai.
Thirrja vjen pasi dhjetëra diplomatë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u larguan teksa ministrit i Jashtëm rus Sergei Lavrov mbajti fjalën e tij gjatë seancës vjetore të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut