Opozita dhe mazhoranca në Këshillin Bashkiak u përfshinë në akuza të ndërsjella në diskutimet e projektvendimeve për banesat sociale dhe bonueset e strehimit.
Sipas këshilltarëve të PD në këtë listë përfituesish janë përfshirë persona që punojnë në administratën e Bashkisë. Kryebashkiaku ka kërkuar emra konkrete, ndërsa thumboi të djathtët që në këto lista nuk janë përfshire, siçt ha ai, vrasësit e 21 janarit.
Banesat sociale kanë përfshirë në debate këshilltarët e djathtë me kryebashkiakun Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që ka nisur diskutimet prej orës 17:24 të pasdites.
Këshilltarët e PD-së pretenduan se në listën e përfituesve të këtyre banesave janë edhe punonjës të Bashkisë së Tiranës.
Mbi këto akuza Veliaj kërkoi emra konkretë, ndërsa nuk la pa akuzuar parardhësin që sipas tij bëri me shtëpi sociale vrasësit e 21 janarit dhe dha kredi të butra për deputetë dhe ish-Ministra të PD.
Pavarësisht debateve vendimi për shpërndarjen e banesave dhe bonuseve sociale u miratua me votat e mazhorancës dhe opozitës. Janë 177 familje që përfotojnë banesa sociale dhe 77 të tjera bonus qiraje.
MË POSHTË PJESË NGA DEBATI
Topallaj: A ka në listat e bonusve të strehimit njerëz që punojne në Bashki?
Veliaj: Ke detyrimin të informosh këtë Bashki dhe nëse ka sigurisht do marrim masat e nevojshme. Por ka një dozë ligësie ku për çdo gjë, nëse ke diçka thuaje troç. Por kjo ligësia të nxjerrim dhjamë nga pleshti është e ulët si stil. Thuaje troç. Nëse ka një njeri, bujrum ta heqim. Por të mbajmë peng të gjithë dhe të bëjmë me sikur.. Na thuaj kush është, urgjent ikën. Kaq.Duhet me pas qëndrimin që je këtu për mbaruar punë, të zgjidhim punë, apo jemi këtu për të hedhur shashka dhe xixa. Na raporto. Por një gjë të garantoj, vrasës të 21 janarit në këto lista nuk ka, nuk shpërblehen.
Topallaj: Ndonjë hajdut a ka?
Veliaj: Jemi larguar nga filozofia kur me banesat sociale shpërbleheshin deputetë, komisionerë, gardistët që vranë me plumba në mish. Këtë me plumba në mish, kjo nuk ndodh. Nëse ka parregullsësi tjetër, urgjent na e trego. Me mall të Bashkisë… Ministria e Zhvillimit Urban duhet të ndërpriste procesin dhe të bënte një audit. Zbuloi që gjysma e grupit tuaj parlamentar merrnin kredi të buta si varfanjakë, kjo nuk ndodh tek kjo Bashki sa të jem unë. Ju merrnin Ministra dhe zëvendës/Ministra kredi të buta dhe ai që duhet të rrisë fëmijët e vet nuk ka askses tek një kredi e butë se gjithë grupin parlamentar e keni me kredi të buta, të gjithë gardistët i keni me banesa sociale. Nëse keni një rast na e thoni dhe do shikoni në mënyrë spektakolare si bëhen këtu njerëzit shembull për vendime të gabuara. Por të garantoj që vrasës banesa sociale nuk marrin sa të jem unë në Bashki. Po të kishim 700 apartamente do i jepnim,por kemi 170. Më mirë ti japim këto.
Rrokaj: Është një kategori vunerabël dhe nuk i kanë gjithmonë kompetencat dhe njohuritë e duhura që të plotësojnë në kohën e duhur të gjithë dokumentacionet.Unë do kërkoja nga Bashkia që nëpërmjet administratorëve pa dallim apo sugjerimeve të këshilltarëve të evidentoheshin të gjithë ato kategori sociale që në përmbajtje u takon të marrin shtëpi, bonus strehimi apo kredi të buta.Do kërkoja të ketë një strukturë për këta njerëz që ti ndihmojë për të plotësuar dokumentacionin qoftë dhe falas. Po të kishin lekë, nuk kishte pse të katandiseshin në këtë gjë.
Aliaj: Në parim nuk jam kundër listës.Por fakti që ka më pak aplikime se buxheti i parashikuar për këtë gjë, ngre disa pikëpyetje mbi eficensën e këtyre parave publike. Jam dakort me atë që kush ka ardhur i pari bluan në mulli, por ne nuk shkojmë tek ai qytetari që ka nevojë vërtet për një strehim.
Olli: Është mësuar që ti masë të gjithë njerëzit e tjerë me metrin e tij, kjo është fatkeqësi. Gënjen publikisht sërish. Le të vijojë të drejtojë sërish kryeqytetin, nëse do të bëhet kryetar i PS le të japë dorëheqjen dhe të shkojë ku të dojë, nuk ka asnjë problem.Jo të flasë për vrasës imagjinarë, kur ata që janë akuzauar vetë personalisht bashkë me shokët e tij për vrasës sot i ka drejtues të PS, disa kanë përfunduar nëpër burgje, tjetrin e ka dhe kryetar PS dhe drejtues të OSHEE për veriun. Të bëjë kujdes me pallavrat politike dhe të merret me qytetarët. Ky grup këshilltarësh ka votuar gjithmonë në favor të grupeve vunerabël.