Historiani i kërkon presidentit të ndalojë përjetë hyrjen në shqipëri për dy personat që kanë fyer figurat e mohojnë të vërtetat historike shqiptare
Historiani Arben Llalla i ka kërkuar presidentit Nishani të shpallë menjëherë “non grata”, dy persona që kanë vizituar ditët e fundit Shqipërinë dhe kanë fyer personalitete e historinë e vendit tonë. Është fjala për istorianin turk Talha Uğurluel që ofendoi heroin tonë kombëtarë “Skënderbeu” si dhe për Andonis Markopulos që ishte pak ditë më parë në Tiranës në Kongresin e PBDNJ, ku lëshoi deklarata fyese për popullsinë çame duke i akuzuar si bashkëpunëtorë të nazizmit. Përmes një reagimi në facebook, Llalla i sygjeron Nishanit ti shpallë ata persona të padëshirueshëm në Shqipëri.
“Shqipëria duhet të shpallë NON GRATA historianin turk Talha Uğurluel për ofendimet që i bëri të madhit Skenderbe në Lezhë. Turku ka shkelur mbi traditën e BESËS shqiptarët, ashtu si greku Andonis Markopulos që na ofendojë në mes të Tiranës në Kongresin e PBDNJ. Prandaj, duhet të fillojnë mbledhja e nënshkrimeve që Kryetari i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani të shpallë historianin turk Talha Uğurluel dhe politikanin grek Andonis Markopulos për gjithë jetën ndalim hyrje në republikën e shqipërisë. Unë jam i pari që e nënshkruaj një Pedicion të tillë. Nëse kjo nuk bëhet atëherë turpi le të na mbulojë si Komb”, shkruan Llalla.