Uğurluel: Skënderbeu ishte tradhëtar, nuk bëri luftë, por plaçkitje
Një historian turk ka viztuar varrin e Skëndërbeut, nga ku dhe ka lëshuar një deklaratë me akuza të forta mbi këtë figurë kombëtare të Shqipërisë. Ai e ka qujatur Skënderbeun Tradhëtar e plaçkitës. I menjëhershëm ka qënë reagimi i kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, i cili deklaroi vendimin për ta shpallur “non grada” në qytetine Lezhës këtë historian.
“Gjergj Kastrioti dhe lavdia e tij në luftën antiosmane nuk errësohet nga një “historian” turk, të cilin Bashkia e Lezhës nuk do ta lejojë më që të vizitojë Memorialin. Nder dhe Lavdi të perjetshme Heroit të Kombit Shqiptar, Gjergj Kastrioti!”.thuhet në deklaratë, duke shpallur “non grata” në këtë qytet historianin turk, që guxoi të shpifte ndaj figurës dhe emrit të Gjergj Kastriotit Skënderbeu.