Ka përfunduar sot muaji i shënjtë i Ramazanit dhe për të gjithë besimtarët myslimanë, sot festohet dita e Fiter Bajramit. Qindra besimtarë myslimanë mbushën në mëngjes bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të bërë faljen e Bajramit. Krerët e komunitetit mysliman bënë thirrje për paqe dhe harmoni.
Të pranishëm në faljen e mëngjesit ishin krerët e komuniteti myslimanë por edhe përfaqsësues të politikës. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ishte në faljen e mëngjesit. Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, Mergim Mavraj ishte gjithashtu në faljen e Bajramit.