Janë publikuar disa pamje të reja tronditëse duke treguar fëmijë ushtarë të ISIS të cilët ekzekutojnë dy robër talebanë, të akuzuar për spiunazh.
Në këto pamje duket sesi të rinjtë mbajnë pistoleta prapa kokave të personave rob para se ti qëllojnë ata, shkruan “The Sun”, dhe besohet se këto vrasje janë kryer nga grupe në Afganistan dhe Pakistan.
Të dy personat të cilët janë kapur rob janë anëtare të talebanëve, të cilët ISIS i konsideron si fajtor për spiunazh. Spiunimi është përdorur si një justifikim për të kryer dënime me vdekje.
Megjithatë, video të ngjashme ku fëmijë shfaqen duke vrarë njerëz, nuk është hera e parë që është publikuar nga ISIS.