Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Kurbinit, menjëherë pas zbulimit të 1300 bimëve kanabis sativa.
Lënda narkotike u gjet në Malin e Zhejes, e mbjellë në një parcelë. Në pranga përfunduan Dervish Droja, 24 vjeç, banues në Fushë- Krujë dhe Kastriot Mera, 42 vjeç , banues në Gjormë, Kurbin.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar 1300 bimë të dyshuara narkotike të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.