Fushata shqiptare, betejë dollarësh në SHBA – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fushata shqiptare, betejë dollarësh në SHBA

01:55 | 02/07/2016
në Opinion
0

Nga Ruben Avxhiu*

Edi Rama mund të ketë kuptuar dje se pse është më mirë të paguash në mënyrë të hapur një firmë lobiste në SHBA sesa të paguash fshehtas për të siguruar një fotografi me Presidentin Barack Obama.
Pas disa ditësh mjaft pozitive për fushatën e tij zgjedhore, kryetari i Partisë Socialiste Shqiptare, ka pësuar skandalin e parë.
Edi Rama çeli zyrtarisht fushatën e partisë së tij në Tiranë, duke shpalosur sa një faqe muri, një fotografi të tij me Presidentin Barack Obama. Tani, një medium amerikan ka botuar një shkrim që tregon se ajo fotografi mund të jetë “blerë” tërthorazi duke paguar 80,000 dollarë.
Sipas shkrimit një biznesmen nga New Jersey (Nju Xhërsi) ka dhënë 70 mijë dollarë për fushatën e Presidentit Obama në vjeshtën e vitit të kaluar, ndërsa e bashkëshortja e tij ka dhënë 10,000. Në takimin e presidentit që kandidonte përsëri me dhurues të fushatës së tij, biznesmeni shqiptar ka ftuar edhe Edi Ramën, të cilin duket se e ka mik personal. Kryesocialisti ka fluturuar nga Tirana posaçërisht për këtë takim, matanë, në Bregun Perëndimor amerikan.
Gjatë takimit, është bërë edhe fotografia që Edi Rama e paraqiti me bujë në fillimin e fushatës së tij.
Vetë kryetari i Partisë Socialiste nuk ka bërë asnjë koment për këtë zbulim të medias. Edhe vetë biznesmeni shqiptaro-amerikan ka refuzuar të komentojë. Ndërkohë në median pranë qeverisë Berisha dhe në rrjetet sociale lajmi është pritur me shpotira e gajasje.
Mbështetësit e Berishës kanë arsye të gëzojnë. Për muaj me radhë, Rama dhe socialistët kanë fshikulluar kryeministrin me kritika që ka punësuar një firmë lobiste në Washington për të shtrembëruar të vërtetën e Shqipërisë. E kanë akuzuar se milionat e taksapaguesve po shkojnë për interesat e tij partiake. (Podesta Group, në kontratë, të cilat janë me detyrim ligjor publike, pretendon se ka përfaqësuar Shqipërinë, jo Berishën dhe partinë e tij.)
Nga ana e tij, Rama dukej se e kishte refuzuar të këtë mënyrë pune, duke treguar besim te votuesit shqiptar dhe ambasadës amerikane në Tiranë. Në fund të fundit, ata që vendosin për Shqipërinë janë shqiptarët dhe jo zyrtarët në Washington.
Nuk është se Rama nuk e ka provuar punën e firmave lobiste. Vetëm se e zgjodhi një të tillë për shumë pak kohë dhe me qendër në Boston. Kjo ishte një zgjedhje pak e habitshme se firmat e tilla janë më të mira në Washington DC. Përveç, një deklarate të një kongresisti tepër liberal amerikan, duket se bashkëpunimi me atë firmë nuk ka lënë ndonjë gjurmë.
Nuk është çudi që diplomatët amerikanë të respektojnë më shumë një politikan e parti që nuk merr në punë firmat lobuese që e përdredhin mesazhin sipas hapjes së kuletës. Po nga ana tjetër, kjo është mënyra sesi bëhen shumë punë në politikën amerikane.
Në fakt, të marrësh me qira një firmë lobuese është praktikë e zakonshme në Washington. Shtete, parti politike, shoqata e individë e kanë bërë prej dekadash këtë punë. Është një kryeqytet i mbingarkuar ku edhe pak sekonda vëmendje kushtojnë shumë. Në shumë pikëpamje ky është kryeqyteti i botës.
Të refuzosh blerjen e mbështetjes me para të jep një përparësi morale, por jo nëse pastaj del që nga ana tjetër janë paguar 80 mijë dollarë për një fotografi.
Problemi kryesor këtu, madje është mënyra se si serviret ajo fotografi. Nëse Edi Rama e ka përshëndetur Presidentin Barack Obama, ashtu si kanë bërë qindra mijëra vetë (përfshi edhe shumë shqiptarë) gjatë fushatës së tij presidenciale në SHBA, ku ai nuk ka rreshtur së tokuri duart e përqafuar sa më shumën njerëz që ka mundur, atëhere cila është në të vërtetë vlera e kësaj fotografie?
Tani kjo ruan një dimension pafajësie nëse vërtet, Edi Rama ishte i ftuar nga një mik i tij në një ngjarje të fushatës presidenciale amerikane. Ndonëse udhëheqësit shtetërore dhe kombëtarë nuk vrapojnë nga një anë e botës në tjetrën sa për të dhënë dorën e për të dalë në fotografi përveçse nëse vuajnë nga ndonjë provincializëm i tmerrshëm, po në fund të fundit, bëhej fjalë për njeriun më të fuqishëm të botës dhe joshja nuk është e fare pakuptueshme.
Mirëpo, tingëllon akoma më diabolike nëse Edi Rama apo njerëzit pranë tij kanë kaluar fondet me të cilat u pagua kjo pjesëmarrjeje. Artikulli “scoop” jo pa qëllim vë në dukje se ky biznesmen shqiptar nuk ka dhënë ndonjëherë më parë para për ndonjë fushatë zgjedhjesh në SHBA. As nuk ka ndonjë biznes që hedh lirisht 80,000 dollatë për një darkë me fotografi.
Nënkuptimi është që ai thjesht ka kanalizuar para që kanë ardhur nga jashtë, nga Shqipëria. “The Daily Caller” ka arsye të nënvizojë këtë moment. E njohur si medium shumë konservator, puna të përditshme ka sulmet kundër presidentit democrat Obama. Demokratët janë relatvisht të majtë në SHBA, por ata preferojnë të quhen “liberalë” se fjala “socialist” ka tingëllim shumë negative në këtë vend. Obama është akuzuar shpesh nga ultrakonservatorët si “komunist” e “socialist”. Kështu që ideja se mund të ketë marrë para fshehtas nga socialistë jashtë Amerikës përlahet po me aq shpejtësi nga supertëdjathtët në SHBA sa fluturon edhe lajmi se Rama ka paguar 80,000 për një fotografi mes mbështetësve të Berishës në Shqipëri.
Me shpoti disa shqiptarë kanë filluar të nxjerrin në rrjetet sociale fotografi të tyre me Presidentin Obama duke thënë: “Për këtë pagoi 80,000 dollarë Rama?”
Se si ka ndodhur vërtetë nuk mund të konfirmohet nëse nuk flet për këtë çështje vetë biznesmeni shqiptar (Bilal Shehu), kryesocialisti Edi Rama, apo një përfaqësues zyrtar i fushatës së zotit Obama. Ka një citim në “The Daily Caller”, po nisur nga burimi do të ishte e nevojshme edhe një konfirmim nga një burim tjetër që nuk jeton për të sulmuar Presidentin.
Në fakt, nuk e di a do të dilte lajmi ndonjëherë nëse fotografia do të ishte ruajtur si një kujtim i bukur me një njeri që e sheh si shembull në jetë. Mund ta botosh në facebook e ta mbash në zyrë për të të frymëzuar. Por kur e paraqet në sallën e çeljes së fushatës, në dimensione aq të mëdha, atëhere imazhi është duke u shitur si diçka tjetër. Si një bisedë historike, si një mbështetje nga Presidenti Barack Obama e kandidaturës së kryesocialistit Rama.
Kjo nuk është e ndershme së pari ndaj vetë militantëve socialistë, ndaj Presidentit Obama personalisht dhe ndaj mbarë opinionit shqiptar në tërësi.
Sigurisht, ka si gjithmonë dy anë në çdo medalje. Vërtet që biznesmeni shqiptar nuk kishte dhënë ndonjëherë para për politikë, por edhe “The Daily Caller” nuk ka shkruar ndonjëherë më parë për Edi Ramën. Fushata presidenciale e vitit 2012 ka mbaruar dhe kapitulli është mbyllur. Askush nuk është duke rrëmuar në fotografitë e harruara të atyre ditëve të vrullshme por të skaduara tashmë.
Shanset më të mëdha pra janë që dikush ka shkuar qëllimisht për të gjetur se si dhe çfarë ka ndodhur që është siguruar kjo fotografi. Ky sinjal i vogël për gazetarin investigues nuk është çudi që të ketë ardhur nga ndonjë mbështetës i Berishës në SHBA, e “gojat e liga” do të thonin nga ndonjë firmë lobuese.
Mbase po, mbase jo, po kush përveçse dikush që e njeh jashtëzakonisht mirë politikën dhe median amerikane do ta kishte përcjellë sinjalin pikërisht te një nga ato media të rralla që do ta kishin botuar një lajm të tillë në SHBA.
Nëse këto spekullime dalin të gjitha të vërteta, ato vetëm sa do ta zhgënjejnë akoma më shumë votuesin shqiptar që edhe kështu i sheh politikanët e tij si manipulatorë e mendjeshkurtër. Do të ishte edhe një mësim për Edi Ramën që lobizmi i hapur me ekspertë që njohin politikën e median se e kanë profesion të tyrin është më mirë, sesa lobizmi me kanale të fshehta duke rrezikuar jo vetëm imazhin e tij si udhëheqës po edhe duke luajtur në mënyrë të rrezikshme me ligjin në SHBA, diçka që mund të linte pasoja të pariparueshme për të e për njerëzit e tij që janë përpjekur ta ndihmojnë. Do të ishte nga ato dëshmi që na kujtojnë se nuk do të ketë vërtet “Rilindje”.

*Shënim: Ky shkrim është shkruar nga autori në qershor 2013.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

/http://illyriapress.com/

Etiketa: edi ramafirmal lobuesenje fotografi me ObamenRilindjeRuben AvxhiuSali Berisha

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Grabitje me armë në aeroportin “Nënë Tereza”

Grabitja në Rinas, Llalla, hetim zyrtarëve përgjegjës për sigurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com